Pasi që në gjithë vendin, vërehet një përçarje e madhe politike sidomos tek shqiptarët, të cilët edhe natyrshëm kanë bindje të ndryshme politike, në komunë e Bërvenicës është një realitet krejt tjetër. Kjo komunë është ndër të vetmet ku për kryetar garon kandidat i pavarur, siç është Enver Pajaziti, i cili po garon me një bagazh të gjerë të punëve të kryera si dhe premtime reale për vazhdimin e zhvillimit të mëtejmë të vendbanimeve të kësaj komune.
Mirëpo, ajo çka është më e rëndësishme, kandidati i pavarur z. Enver Pajaziti, si edhe më herët, edhe në këto zgjedhje nuk ka bërë apo diskriminim të personave që kanë bindje të ndryshme politike. Kjo do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme të qeverisjes katërvjeçare, ndërsa banorët janë të kënaqur nga punët e deritashme të komunës së Bërvenicës në këtë aspekt.
Kryetari i Bervenicës, dhe kandidat për katërvjeçarin e ardhshëm, ka instaluar në institucion persona përgjegjës që me përkushtim kanë kryer obligimet e tyre në mënyrë sa më profesionale, pa dallim orientimeve të tyre politike. Në këtë komunë është punuar në të gjitha fshatrat duke mos bërë dallime partiake. Ndërkaq siç duket këtë shumë e vlerësojnë banorët të cilët janë të lodhur nga inatet dhe diskriminimet partiake, por kërkesat e tyre janë për më shumë përkushtim dhe punë sepse komuna është institucion dhe në shërbim të çdo qytetari.
Kjo është një pikë e fortë që jo rastësisht e nxjerr fitues dominant kryetarin aktual në të gjitha sondazhet, përkrah edhe punës korrekte dhe reale të kryer në terren. Ndërkaq, qytetarët si duket janë të vetëdijesuar se në qoftë se komuna fitohet nga kuadro partiakë, ajo do të stërmbushet me punësime politike dhe me përmbushje të egove të krerëve të tyre. Prandaj, ky mësim shumëvjeçar, që e dinë banorët do të nënkuptonte pasivizim të punës së organeve komunale dhe si rrjedhojë edhe mospasje të punëve konkrete.
Edhe gjatë kësaj kampanje zgjedhore kandidati i pavarur për kryetar Enver Pajaziti, nuk është marrë me fyerjet apo edhe shpifjet e kundërshtarëve politik, me qëllim të krijimit të klimës relaksuese dhe të barabartë për të gjithë banorët, sepse komuna u përket të gjithëve dhe është në shërbim të të gjithëve. Sipas të gjitha sondazheve në Bërvenicë, përkrah numrit të madh të votave nga meritat e punës reale të kryera nga Enver Pajaziti, do të ketë edhe shtim të numrit të përgjithshëm të votave, pra rritje e votuesve të papërcaktuar deri më tani, vetëm me qëllimin që vendbanimet e komunës së Bërvenicës mos të kenë përçarje politike.