img_20161004_114402Nga Flakron Bexheti

Gazetari Xhevdet Pozhari, përndryshe pronar i portalit informative sakte.net, po bëhet majft aktiv në Maqedoni. Madje është “përforcimi” i rradhës që po i jep goditje VMRO-BDI. Shumë mirë për këtë i lumtë për guximin, dhe ne si shqiptarë të Maqedonisë jemi mirënjohës dhe i themi faleminderit. Po sikur të mbaronte vetëm këtu. Po ja që te ky gazetar nuk fshihet edhe aq, inati dhe urrejtja ndaj BDI dhe VMRO Por më shumë së kaq.

Në momentin që po flitej për bashkëpunimin e opozitës shqiptare, ai na befasoj me një shkrim me titull: Fundi i BDI nuk është larg, por ngutja e opozitës shqiptare mund ta shpëtojë! Dhe ndër të tjera ai thoshte po e citoj:
“Nxitimi për të krijuar një bllok opozitar shqiptar në këto rrethana do ta digjte mundësinë që të krijohet opozita e vërtetë në një të ardhme jot ë largët”…. Më pas kishte cituar:
“ Bashkimi i tanishëm i partive shqiptare të reja dhe mposhtja eventuale e tyre nga BDI, do të thoshte edhe shkatërim i mundësisë që shihet ne horizont. Andaj, partitë aktuale te reja, do të duhej që të garonin të vetme dhe të marrin sa më shumë përqindje të votave”.
Nëse i referohemi këtij thëksi të nxjerur nga teksti i gazetarit të nderuar, mes rreshtave kuptohet se na qenka kundër bashkëpunimit apo bashkimit të opozitës shqiptare. Dhe vetëm nga ky fakt kuptohet afërsia e tij me Levizjen BESA ngase e trajton idenë e njejtë. Mos të flasim se është miku i ngushtë i Kim Mehmetit dhe meret me veprimtari të “dyshimta” që mundohet ti fsheh nëpërpjet portalit ose dëshirës së tij për ta zgjidhur çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë.
Ky gazetar i cili nga analiza që po e bëjmë duke e zbuluar lidhjen e tij me BESEN dhe Kimin i cili dikur promotor i kombit politik maqedonas, e sot “shpëtimtar” i kazuës shqiptare të Maqedonisë, duket se gazetari simpatik paska një mision të caktuar këtu në Maqedoni.
Siç e lexuat më lartë ai unanimisht është kundër bashkepunimit opozitar madje thot se partitë opozitare duhet ta garojnë të vetme?? Që është në kundërshtim me realitetin politik dhe kërkesën e qytetarëve që partitë shqiptare të jenë bashkë para zgjedhjeve për ta fituar BDI-në?
Salltot mortale të këtij gazetari i cili i ngjan një mercenari, cili siç po duket po paguhet nga BESA definitivisht ose organizata tjera të përafërta me veprimtari të dyshimtë u mundua të bëj goditjen e rradhës. Ai doli përsëri pikërisht si këpurdhat pas shiut. Kishte menduar një titull tërheqës? “Opozitari me prirje diktatoriale”. Në atë tekst gazetaresk, kishte bërë një paraqitje post festum. Duke dashur të bëj një retrospektivë të debatit ku ishte Ziadin Sela lideri i LR PDSH në TV Shenja! Si duket gazetarik simpatik i kishte ardh keq që miqtë e tij analist ishin “deklasuar” nga paraqitjet e Ziadin Selës duke ju dhënë përgjigje të forta dhe të argumentuara. Po ja që plani ju kishte dështuar “hijenave” për ta mposhtur ate. Dhe ai i mundi të gjithë dhe ua demaskoj skemën tuaj duke filluar nga analisti Isen Saliu, në njërën anë, djali i Kimit në anën tjetër me katër lajmë kompromituese në portalin Almakos, dhe shkrimi i gazetarit simpatik. Dhe ju të gjithë bashkë nuk kishit ku ta kapni Ziadin Selën edhe u morrët me flokët e tij të gjata. Dhe ti si gazetar që shitesh dhe blehësh sa herë që duan ato që të paguajnë, vazhdove edhe me atë fjalor fyes dukë shitur broçkulla.
Më lëjo të të tregoj ty dhe shokëve të tu të BESËS, Kimit, djalit të tij se kush është ky politikan “flokëgjatë”. Ky është pikërisht ati që bombardoi Kuvendin e RM, dhe në mënyrën më të drejtë e arsyetoi votën e qytetarëve që e kishin votuar ate. Ky flokëgjati pikërisht, ky e dridhte foltoren e Kuvendit duke i mbrojtur shqiptarët, edhe ate pa ju trembur syri, duke ju thënë në sy edhe Mihajllkovit, Gordanës, Gruevski Ali Ahmetit, ti mbajnë sa më larg duart nga shqiptarët. Atëhere kur askush nuk guxonte tja përmend emrin shefit të shërbimit sekret Sasho Mihajllkovit. Po po atëherë kur miqtë tuaj Bilalli, dhe Kimi ishin të fshehur në skutën e miut dhe mbanin bishtin jashtë deri sat ë përfundoj furtuna politike. Pikërisht atëherë kur kreu i BESËS ishte një militant dhe funksiner i BDI, ndërsa miku tjetër Kimi ishte kuadër i BDI-së.
Ky flokëgjati, e fitojë Strugën, dhe i fitoj së bashku BDI, VMRO, dhe LSDM. Duke u përballur me të gjithë forcën e pushtetit, edhe ate pa asnjë ndihmë financiare, po po ai kishte vetëm flokët e tij të gjata dhe gjithë zemrat e struganëve që kishte ditë ti mbrojë në mënyrën më dinjitoze në kuvend. Struganët nuk e haruan këtë fakt, dhe e vota e tyre ishte shënja më e vogël e falenderimit për këtë njeri karizmatik, sypatrembur që njihte vetëm fitore në betejat e tij politike.
Ky flokëgjati, përsëri me flokët e tij të gjata, dhe me guximin e tij arriti ti thot STOP Menduh Thaçit, dhe për një kohë të shkurtë ja mori partinë dhe mbi 70 % të anëtarësisë. Pa ju trembur syri përsëri, ani se Menduh Thaçi ishte besnik deri në vdekje Sasho Mihajllovit. Edhe këty diti ta fitojë betejën e tij ngase ishte i sinqertë në misionin e tij, ngase e kishte kuptuar se anëtarët e PDSH nuk mund ta paguajnë më cmimin e liderit të tyre i cili po i keqpërdorte pa mëshirshëm, ndërsa ai vet ishte gjithmonë në pushtet dhe po pasurohej pa fund në emër të anëtarëve të sinqërtë të PDSH
I nderuari Xhevdet analizoj këto argumente pak më mirë, dhe përqëndrohu njëhere tek sukseset e këtij njeriu që i ka flokët e gjata po aq sa ju sbashku me rrenat tuaja i keni këmbët e shkurtëra. Ju keni një mbiemër interesant, ta gëzoni, që në shqip i bije “zjarr” – pozhar, andaj mos bëni zjarr dhe tym pa nevojë në këto momente kritike por edhe historike kur po flitet seriozisht për bashkëpunimin e opozitës shqiptare. Ju mund ta mbroni tërë ditën dhe natën edhe Kimin edhe Bilallin por nuk e keni të drejtën ta fyeni liderin e LRPDSH, që ka përkrahjen e anëtarësisë së vet, nuk e keni të drejtën të gjithë struganëve tua shani kryetarin e tyre që e kanë zgjedhur në mënyre demokratike me vota legjitime, Ju nuk e keni të drejtën të përdorni epitete fyese nje ish deputeti i cili ka qenë më i zëshmi në historinë e kuvendit të RM duke i mbrojtur të gjithë shqiptarët pa përjashtim edhe Bilin dhe Kimin tënd. Andaj kujdes. Nuk mundeni mbi kurrizin e Ziadin Selsës ju ti arsyetoni paratë tuaja që i merni nga BESA dhe Kimi duke mveshur epitete dhe kualifikime. Jeni shumë i vogël. Andaj në mënyrën më të sinqertë të themi meru pak me problemet e Kosovës, trajtoje pak cështjen e korrupcionit atje në Kosovë, ose të demarkacionit, ose atë të asociacionit të komunave Sërbe. Apo i ke zgjedhur këto çështje që tani të ka ngelur të meresh me flokët e Ziadin Selës? Xhevdet Pozhari, mos u bëj mercenarë, ti mund të jesh një gazetar i mirë, dhe me nder edhe ta fitosh bukën e gojës, dhe ta ushqesh edhe familjen, por mos e bëj mercenarin se është epitet shumë i keq!
p.s Thuhet në popull flokët e gjata mend e shkurtëra. Por shumica e popujve flokët e gjata simbolizonin forcën dhe burrërinë e një mashkulli. Profetët kanë pasur flokë të gjata Pozhar dhe kujdes se ta heqin ngjyrën e jeshile të studios te sakte.net ata që t’i dergojnë paratë nëpërmjet BESËS. Natyrisht ti si çdo kush tjetër ka të drejtë të përdor aforizma po ja qe brenda shqiptareve përdoren aforizma edhe për gjakovarët apo kavajsit. Natyrisht që janë shaka pa krip. Ata sjanë të tillë, ndërsa ti…, mos u bëj i tillë!