Zoran Zaev për shkak të pritshmërive si duket është i ngushtuara më shumë të del në televizione sesa të qeverisë, vlerësojnë analistët për Zhurnal, duke komentuar paraqitjet e shpeshta të kryeministrit Zaev në mediat e vendit dhe rajonit.

“Mendoj që deri tani kryeministri Zaev nuk ka lenë përshtypje për qeverisje dhe për dallime të prekshme nga ana e qytetarëve për ndryshimet në qeverisje. Vazhdoj të vleresoj se pushteti aktual edhe më tej sillet sikur të jetë opozitë dhe duke u marrë me opozitën aktuale. Daljet e shpeshta në opinion duke mos prezentuar të arritura konkrete janë të dëmshme për proceset politike. Paraqitjet televizive në këtë fazë arsyetohet sa i takon çëshjtes së negociatave me Greqinë rreth çëshjtes së emrit. Në këtë kontekst mendoj që daljet janë të arsyeshme sepse kemi të bejmë me një çëshjte qe zvarritet shumë gjatë dhe se oponioni ka nevojë të njoftohet për çdo gjë që ka të bëje me këtë problem. Me sa duket kjo gjë është e koordinuar edhe me ndërkombëtarët sepse nëse vëjmë re të njëjtën gjë po e bëjnë edhe klasa politike greke me qellim të krijimit të opinionit publik”, vlerëson për Zhurnal, analisti Blerim Hyseni.

Hyseni, vlerëson se në këtë aspekt çdo dalje e arsyeton veprimin sepse presioni dhe angazhimi ndërkombëtarë është mese evident dhe deri në qershor do kemi paraqitje gjithjjë e më të shpeshta.

Nga ana tjetër, analisti Qenan Aliu thekson se Zoran Zaev për shkak të pritshmërive si duket është i ngushtuara më shumë të del në televizione. 

“Si gjithmonë, atëherë kur pritshmëritë jan të mëdhaja edhe zhgënjimi mund të ndodh të jetë i madh. Dëshiroj të jem i gabuar, por poqëse në këtë shoqëri nuk mund të shpërfaqen kapacitetet rreflektimi në mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe implementimin e postulateve të theksuar në Rraportin e Pribes, shteti nuk mund të ketë progres dhe integrim. Dhe në këtë kotekst vlerësojë se shqiptarët edhe gjat kohë ka të ngjarë të mbten PENG e një rregjie të partive politike maqedonase se kurdo nga ata të ndodhet në opozitë të  luaj rolin e mbrojtësit,, në istikam,, të emrit të shtetit, kështu që ata të bazhdojnë duke u ndëruar në skenën e pushtetit, ndërsa partitë shqiptare të mbeten peng, spektatorë bile duke u shndëruar në vasal të establishmentit pushtetarë në qeveri duke shërbyer vetëm si ikebanë pllitike në tokëm (skenën ) atoktone politike dhe historike të tyre”, thekson për Zhurnal, Qenan Aliu, analist politik. 

Kjo zatën, shprehet ai, është altruizëm më shumë se i shëmtuar.

“Prandaj mendimin se Zaev edhe qeverisë edhe po del nëpër televizione, siç po pyesni ju”, nënvizoi Aliu./Zhurnal/