Flutura Açka me Ermirën: “Një grua si ti, është gur në thembër, e dashur!”

Pas publikimit të disa audio incizimeve nga ana e disa mediave e portaleve, ku në qendër të survejimit ishin dy protagonistë të politikës shqiptare në Maqedoni, ka reaguar edhe shkrimtarja Flutura Açka.

Reagimim e plotë në vazhdim:

Flutura Açka: Me Ermira Mehmetin, sigurisht

Një grua si ti, është gur në thembër, e dashur!

Merru lejë këtyre të web-eve sa herë të përdoresh biologjinë tënde. Ti, dhe të gjitha ne që heshtim.

Nëse është i vërtetë ai regjistrim, gjë që e dyshoj shumë: Të jesh e sigurtë, se të ka përgjuar mirëfilli një shqiptar i shitur, dhe transkrimptimim po një shqiptar i shitur e ka bërë. Prandaj venë punët tona vaj këtu, në Kosovë, dhe te ju në Maqedoni, se „shefin nën pantallona“, burrat tanë shqiptarë e kanë shpesh në ballë. Dhe kështu i bëjnë edhe punët e shtetit.

U kënaqën tani?! Le të shkojnë të marrin honorarin të maqedonasi; e ka të lartë pagesën këtë herë, sikurse qëllimin.