Superylli Kim Kardashian është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.

 

Ajo publikon shumë shpesh fotografi provokuese në Instagram dhe SnapChat, përmes së cilave merr me mijëra pëlqime nga fansat, duke siguruar kështu edhe të ardhura shumë të mira nga këto rrjete seociale.

Por, së fundmi 36 vjeçarja ka ndarë me fansat një fotografi shumë të rrallë nga arkiva e saj.

 

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe pranë babait dhe motrës në ditën e saj të parë të shkollës.

“Unë gjithmonë do ta kujtojë ditën time të parë në shkollë, me babain tim dhe dhuratën që mora atë ditë”, shkruan Kardashian në mbishkrimin e fotografisë.

Sigurisht se në atë kohë, mbase edhe ajo vet nuk do ta mendonte që në të ardhmen do të bëhej një superyll.