img_20160921_231815 img_20160921_231736

Lajmi për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt bëri shumë bujë pasi ata janë cilësuar si çifti model dhe prindër për t’u marrë shembull, por mesa duket aktorja ka pasur një ose disa arsye për t’i dhënë fund martesës. Kanë qenë të shumta aludimet për ndarjen e çiftit mes të cilave përmenden veset e Brad, pasi kohët e fundit pinte mjaft hashash, po ashtu është folur edhe për një tradhti të këtij të fundit me aktoren Marion Cotillard.

Mesa thuhet mediat britanike duket se kanë gjetur një tjetër detaj dhe po i hedhin ‘benzinë zjarrit’ duke aluduar se një foto e publikuar nga këngëtarja 24¬vjeçare Selena Gomez pak kohë më parë në Instagram dëshmon një tradhti.

Selena është shfaqur në foto me Brad Pittin teksa shihen duke biseduar miqësisht, foto e realizuar gjatë ceremonisë së “Golden Globe”, e pikërisht kjo thuhet se ka bezdisur Angelinën dhe e kanë shtyrë të mendojë se këtu ka pasur një tradhti.

Kujtojmë gjithashtu se Selena dhe Brad kanë luajtur së bashku në filmin “The Big Short”. Por edhe ky aludim për lidhjen mes aktorit 52¬vjeçar dhe këngëtares së re mbetet ende i pakonfirmuar duke mos pasur asnjë arsye konkrete se përse çifti i famshëm u nda