Policia Rrugore në Tiranë tashmë do të ketë pjesë të saj disa automjete të shpejta. Policia shqiptare ka marrë disa makina tip BMW model 530D.
Këto makina janë shumë të fuqishme, shpejtësia maksimale e tyre është 250 km/h. Automjetet e reja të policisë shqiptare kanë dalë për herë të parë në patrullim në rrugët e Tiranës.