Protestuesit para qeverisë kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe gjaku fotografitë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska. Ata këtë akt e kanë bërë në shënjestër revolte lidhur me vrasjen e të riut Martin Neshkovski, nga njëri prej trupërojeve të Gruevskit në vitin 2011 dhe për rastin kishin dijeni Gruevski dhe Jankullovska, por fshehën vrasjen.