Forumi Rinor i Lëvizjes BESA ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të ekonomisë dhe njëherësh edhe shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri, në të cilën ai akuzoi Lëvizjen BESA se ka pronë, media dhe akuza të tjera të këtij lloji.

Për këtë arsye Forumi Rinor i Lëvizjes BESA ndjen për detyrim të shpjegojë se BESA nuk ka asnjë pronë, bile as shtëpi të palegalizuar dhe të egër, siç ka ministri, ndërsa për financat dhe transaksionet e BESËS, kjo është pjesa më transparente, ajo është publike dhe aty ka qasje secili organ shtetëror.

Ndërkaq, nëse ministri Bekim Neziri, për të cilin rëndojnë akuza se i ka blerë diplomat dhe madje akuza se dikur vetë ka qenë shitës diplomash, vërtet dëshiron të flasë për transparencë financiare, do të duhet së pari të përgjigjet në këto pyetje:

– si bëhet taksisti milioner pa marrë pjesë në kuizin “Kush do të bëhet milioner?”?
– sa shtëpi i ka ministri dhe si i ka blerë ato?
– kujt i shërben ai aktualisht: qytetarëve apo partisë?
– a lejohet të keqpërdoret posti i ministrit për qëllime partiake?
– pse ai u kërcënohet njerëzve që vijnë në aktivitete të BESËS?
– a e ka legalizuar shtëpinë dhe, nëse po, si?
– e kujt është prona përballë stadiumit të KF “Shkupi” në Çair?
– cilin libër e ka lexuar për herë të fundit ai?
– a e di ai dallimin mes fjalëve “transformim” dhe “transferim”?

Që të mos e rëndojmë me më shumë pyetje, se edhe ashtu e ka siklet të përgjigjet në pyetje që nuk i di, po mjaftohemi me kaq.

thumbopen