Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka urdhëruar mbylljen e katër xhamive në rajonin e Parisit, sepse siç tha ai, ato përhapin ideologjinë radikale.

Siç njoftojnë mediat franceze, ministri nuk përcaktoi e cilat xhami janë mbyllura, por tha se ato janë në lindje, në perëndim dhe në veri të kryeqytetit francez.”Nën maskën e fesë, në ato vende mbaheshin takime që kanë për qëllim promovimin e ideologjisë radikale”, tha Cazeneuve.

Në Francë janë kryer disa nga sulmet më të tmerrshme terroriste në Evropë, ku në tre raste të ndara janë vrarë qindra civilë të pafajshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë lejon mbylljen e objekteve fetare, në të cilat predikimi nuk mund të nxisin urrejtje, dhunë apo akte terrorizmi.