Franca po ndryshon ligjin për të ndaluar përdorimin e telefonave në makina plotësisht. Çfarë do të thotë kjo është se do të jetë e paligjshme të përdorësh një telefon mobil në një makinë edhe nëse ke fikur motorin dhe makina nuk po lëviz.

Më parë, nëse shoferi e kishte tërhequr makinën në anën e rrugës dhe e kishte fikur motorin, kjo nuk konsiderohej si shkelje. Tani ligji është ndryshuar dhe sanksionon këdo për përdorim të telefonit në veturë.

Gjobat e parapara me ligj sillen prej 135 € dhe heqjen e pikëve në lejen e vozitjës së shoferëve.

Arsyeja pse kjo është bërë është sepse shoferët francezë me sa duket nuk i janë bindur ligjeve ekzistuese kur është fjala për përdorimin e një telefoni në makinë.