Franca në alarm nga hakerat

Franca ka bere te ditur se gjate vitit qe lame pas ka patur 24 mije sulme kibernetike drejt shënjestrave te saj ushtarake. Ministri i mbrojtjes Zhan-Iv le Drian deklaroi se sulmet e ketij lloji po dyfishohen nga viti ne vit dhe se ne shënjestër mund te jene edhe zgjedhjet presidenciale te 2017. Ai shtoi se do te ishte naive te mendosh se Franca do te qëndronte e paprekur nga sulmet e ngjashme ruse si ato te fushatës presidenciale amerikane. Ministri i mbrojtjes saktësoi se mijëra përpjekje nga jashtme per te hyre ne sistemet e sigurisë jane sprapsur, përfshirë ketu edhe sistemin francez te droneve. Paralajmërimi i le Drian vjen ne kohen kur inteligjenca amerikane i ka paraqitur presidentit Trump nje raport te plote per ndërhyrjet ruse gjate fushatës se fundit presidenciale per te favorizuar zgjedhjen e tij. Vete Trump thotë se behet fjale per “perralla”, por rreziku i hakerave mbetet i pranishëm edhe ne shtetet europiane.