Mostra e Stresit ka reaguar në rrjetet sociale për lajmin se vellai i tij është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Stresi është shpallur në kërkimpas një videoje të publikuar në rrjetët sociale ku shihet këngëtari duke qëlluar me armë.

 
Fatjona Lusha në profilin e saj në Facebook poston një video në të cilën duket Rigels Jaku ose siç njihet ndryshe me emrin e artit, Noizy, i cili qëllon me pistoletë.

“Në fund të videos është edhe ai tjetri Noizy që gjuan me pistoletë 3 herë në ajër! Po ai pse nuk shpallet në kërkim! Ndyrësirat, as shanse nuk kanë ti afrohen”, shkruan ajo në Facebook./albeu.com/