Qytetarë të Francës kanë mbajtur manifestime të shumta ditën e djeshme në disa qytete të vendit, në mbeshtetje të civilëve të Alepos.

Më shumë se 2.000 persona nga Lion, Lilë, Marsejë, Bordo, kanë protestuar kundër heshtjes botërore.

 
 

Një manifestues mbante një pankartë në të cilën shkruhej : “Heshtja juaj vret fëmijët tanë”.

Në Lilë, më shumë se 600 protestues u mblodhën për të mbështetur banorët në Alepo.

Po keshtu më shumë se 600 qytetarë të tjerë u mblodhën ne Bordo duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej: “Ne të gjithë jemi Siria” dhe “Alepo është Grozni dhe Srebrenica e gjenerates tonë”.

Evakuimi i civilëve nga Alepo që filloi të enjten u ndërpre të premten pas largimit të 8 500 personave, ndërsa pjesa e mbetur pret me padurim rifillimin e evakuimit mes të ftohtit pa ujë dhe ushqime.

Konflikti shumë kompleks në Siri i cili përfshin aktorë të shumtë sirianë, rajonalë dhe ndërkombëtarë ka shaktuar 310 000 viktima që prej 6 vitesh. /albeu.com/