Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim ekskluziv për TV ART, ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Maqedoni. Ministri Hoxhaj, tha se sa i takon numrit të deputetëve të shqiptarëve, është e rëndësishme që ata të përdoren për formimin e një qeverie funksionale e cila do të jetë në interes të qytetarëve shqiptarë.

 

Ministri Hoxhaj, duke folur për perspektivën e marrëdhënieve Maqedoni-Kosovë, pas këtyre zgjedhjeve ai tha se janë të shkëlqyeshme në të gjitha planet.

Ndërsa duke komentuar reagimet e ndryshme pas dekorimit të disa figurave nga Maqedonia, nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Hoxhaj tha se mbështetjen e Prishtinës zyrtare dhe të popullit të Kosovës e ka çdo parti politike shqiptare e përfaqësuar në parlamentin e Maqedonisë./Telegrafi/