Persona të paidentifikuar kanë goditur me armë zjarri një autobus me 75 turiste çekë, ndërsa po udhëtonte në një nga autostradat që lidh Marsejën me Lionin.

6 persona kanë mbetur të lënduar, njëri pre tyre fëmije, ndërsa një person tjetër pësoi dëmtime të rënda në sy.

Autoritetet ende nuk kanë gjetur autorët, por besojnë se sulmi është kryer nga persona të armatosur që ndodheshin sipër urës se autostradës.
Prokurori i rajonit Drome tha se ky ishte një rast i izoluar dhe se  nuk ka arsye për t’u besuar e kundërta.

Policia po vijon me verifikimin e incidentit, ndërsa masat e sigurisë ne Francë janë rritur në shkallen më të lartë në prag të kampionatit europian të futbollit.