Një studim i ri sugjeron se këto vizita tmerruese do të jenë pjesë e të kaluarës në një të ardhme jo shumë të largët.

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për të mbushurdhëmballët me anë të një ilaçi për sëmundjen e alzheimerit.

Mbushjet aktuale për dhëmballë të prodhuara me kalcium dhe produkte silikoni mund të mbyllin përkohësisht gropën, por prishen shpejtë.
Ndërsa ilaçi Tideglusib, i përdorur më parë për sëmundjet neurologjike, mund të ofrojë një zgjidhje natyrale për mbushjen e dhëmbëve, që do të zgjasë përgjithmonë.

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar se ky ilaç ndihmon qelizat staminale që të krijojnë disa shtresa të holla të mineralit të quajtur dentine, për të mbushur dhëmballët.

Ata kanë përdorur sfungjerë të dekompozuar kolagjeni për të krijuar këtë trajtim – duke aplikuar doza të ulëta të këtij ilapi në dhëmbë. Pas një kohe të shkurtër sfungjeri dekompozohet dhe zëvendësohet nga një shtresë e re dentine. Kjo çon në riparim komplet dhe natyral të dhëmballës.

Kjo metodë mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve që zakonisht përhapen nga mbushja e dhëmbëve./albeu.com/