Fronti për Maqedoni Demokratike(FRODEM) me anë të një letre të hapur ka kërkuar përgjegjësi nga Ali Ahmeti për situatën politike.

“Zotëri Ahmeti, nga dita e sotme ulja në dy karrike është mision i pamundur. Për këtë arsye ju bëjm thirrje të merrni pjesë në kthimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Mbyllja e syve dhe reagimi vetë për interesa partiake dhe personale nuk i ngjasojnë liderëve politik bashkëkohor”, thuhet në letër.

FRODEM kujton se ata si shoqatë qytetare po merren aktivisht për bashkjetesë, integrim dhe paqe.

“Presim që të reagoni me sinqeritet dhe përgjegjësi demokratike!”, thuhet mes tjerash në letër.