Bashkimi Demokratik për Integrim bëhet peng i Ali Ahmetit, për interesa të partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE-së. Sipas ish sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, tanimë kryetar i partisë UNITETI, gjeneralit Gëzim Ostreni, me deklaratën e fundit se vetëm ai e di çfarë do të ndodhë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i ka dhënë goditjen e fundit demokracisë në partinë shqiptare në Qeveri. Ostreni thotë se Ahmeti përgjegjësinë e disa individëve të kompromituar ua ngarkon gjithë anëtarëve të tjerë të BDI-së.

“Unë mendoj se me këtë është arritur kulmi i zhdukjes së demokracisë së brendshme në BDI. Besoj se deri te kjo ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, për kapërcimin e situatës nga përgjegjësia individuale e anëtarëve të cilët janë kompromituar me përgjegjësi kolektive”, tha Gëzim Ostreni.

Me këtë, sipas Ostrenit marrin fund edhe arsyetimet e deritanishme se jogjithçka që ndodh në BDI mvaret prej Ahmetit. Gjenerali Ostreni thotë se edhe në të kaluarën Ahmeti ka tentuar që të marr vendime kokë në vete, duke i mbuluar ato me koncenzus dhe pa dhënë mundësinë e votimit të anëtarëve të kryesisë. Një rast i tillë ka qenë edhe tentimi për të votuar stemën e re të shtetit me luanin e VMRO-së.

“Nuk ka pasur mundësi ashtu të manifestohet, për shkak se është mbuluar nën maskën e koncenzusit të përbashkët në nivel të organeve, nuk ka pasur vendime kaq të rëndësishme. Ishte situate me propozimin për ndryshimine stemës, por meqë nuk u pranua të ketë ashtu siç e quante koncenzus, me qëllim të mospërdorimit të institucionit të votimit, ajo u thye dhe prej filluan përplasjet më të hapura prej asaj kohe”, thekson Ostreni.

Ostreni thotë se pas këtij rasti edhe më tepër është rritur pakënaqësia dhe revolta në mesin e anëtarëve të kryesisë dhe organeve të tjera në BDI. Më herët edhe anëtarë dhe ish anëtarë të tjerë të BDI-së kanë folur publikisht për ngulfatjen e demokracisë në këtë parti dhe marrjen e vendimeve vetëm nga disa individë të afërt me Ahmetit dhe personalisht nga ai, pa pyetur organet e partisë