Fshati Milincë si shumë fshatra të tjerë të Kërçovës, vuan nga “sindromi” i shpërnguljeve.
Në këtë fshat para 30 viteve ka pasur mbi 120 banorë, ka pasur shkollë dhe gjallëri.
Banorët janë marrë me bujqësi dhe blegtori dhe kanë nxjerrë bukën e gojës për të jetuar të lumtur siç thonë ata.
Ndërsa sot ky fshat numëron vetëm 25 banorë kryesisht pensionistë, të cilët thonë se nuk do ta largohen nga fshati derisa të vdesin.
“Banorë ka pasur më shumë, të vjetërit vdiqën të rinjtë u shpërngulën nëpër qytete, në mërgim andej këndej tani gjithçka ka rënë. Kush donë dhe kush punon mund të jetojë edhe këtu do të gjej zgjidhje, kush nuk do më mirë, më mirë do të gjej. Më punimin e fushave, jem marrë me punë. Ne nuk dinim që kishte para, tani për para luftojnë të gjithë, ndërsa atëherë vetëm të punosh, tani nuk dinë. Tani nuk dinë as fusha çka është , çka është bariu”, tha një banore.
Fshati Milincë gjendet mes dy fshatrave Kollarë dhe Zajaz. Kjo e moshuar thotë se kanë kaluar shumë mirë me fqinjët.
“Kemi qenë mirë, problem nuk kemi pasur, atje kemi në fshatin Tunell fusha, kur shkonim në fushë grat na bënin kafe me gaz, mirë kemi kaluar. Jemi kuptuar, nuk kemi pasur problem ne”, u shpreh banorja.
Ka 30 vite që ky fshat nuk ka as shkollë. Mbi 50% e banorëve nga këtu janë shpërngulur në qytet, e të tjerët në Shkup e Tetovë.
“Më përpara para 30 viteve sigurisht kanë qenë diku 120 persona edhe të vjetër edhe të rijnë ndërsa tani janë të vjetër diku 25 banorë ka edhe disa të rijnë, njerëzit vinë kryesisht këtu për vikend”, tha Lupço Stepanoski – banor.
Shpresë e ngjalljes së këtij fshati është Goran Petresi, i cili në pjesën e poshtme të fshatit është duke u munduar më vetiniciativë të bëjë një fermë pulash.
Ai thotë i lindi kjo ide dhe është duke e realizuar, por shpreson që shteti t’i ndihmojë që të njëjtën ta zgjerojë dhe ta shndërrojë në fermë të vërtetë.
“Këtë e kam si hobi, por shpresoj që në të ardhmen nëse shoh që ka ndihmë nga fondet Evropiane do ta zgjeroja. Unë dua të kem 1000, 2000 pula, të punësoj 1, 2,3 njerëz por do të shohim në të ardhmen çka do të ndodhë. Për momentin e kam si hobi, 120 pula kam”, thotë Goran Petreski – banor.
Ai thotë se nëse e realizon ëndrrën e tij do të jetojë në fshat bashkë me familjen e tij dhe do të mundohet ta zhvillojë fshatin dhe biznesin e tij.