Euforia e fitorës e kandidatit për Presidentit të RVM Stevo Pendarovskit, dal nga dal po zbehet. Tani tek zyrtarët e Qeverisë ankthi dhe makthi po rritet cdo ditë e më shumë edhe ndaj partnerët shqiptar të koalicionit Qeveritar.

Kryeministri Zaev ka paralajmëruar se fshesa e tij do të jetë konsensuale, dhe për vec oborrit të tij do ti pastrojë edhe disa kuadro qeveritar shqiptar.

Tani kuptohet se e gjithë krekosja e subjekteve politike shqiptare se kush i ka sjellur më shumë vota shqiptare, paska qenë për ti shpëtuar fshesës konsensuale te Zoran Zaevit.

Kryeministri Zaev sot ju bëri me dije të gjithe partive shqiptare sidomos zyrtarëve të BDI, që krekosen me të ashtuquajturat 137.000 vota se votat kane qenë destinim pro bje politike evropiane she se nuk duhet abuzuar me ata vota subjektet politike duke tentuar ti përvetësojnë.

Kjo fshesë e paralajmëruar padyshim se do i prish edhe komoditetin politik edhe BDI-së ngase Zaev me fshisën e tij do te pastrojë ministrat e dështuar te BDI, madje pa lejen e Ali Ahmetit. Ky fakt pa dyshim se do nxisë përcarje brenda subjektit të BDI-së, e cila do ketë të pamundur ti rezistoj fshishës së Zaevit.

Në bazë të informacioneve jozyrtare fshisa e Zaevit do ta pastrojë Ministrin e Ekologjisë, Sadulla Durakun, atë të Ekonomisë Kreshnik Bekteshin ndaj të cilit Komisioni për Anti korrupcion ka ngrit padi për kundërvajtje përshkak nepotizmit, kjo fshisë tani më përfundimisht do ta largoj edhe Hazbi Likën, po imun ndaj kësaj fshese nuk ështëeedhe Bujar Osmani që krekoset, ndaj të cilit PSP kishte paralajmëruar hetime për kohën kur ka ushtruar postin e ministrit të shëndetësisë, si dhe disa drejtor te BDI-së, me crast do ju merren drejtori të ndryshme, sic përflitet edhe Fondi Pensional Invalidor në të cilën para disa muajve u zbulua nje mega skandal në lidhje me dyshimet për abuzim me mjetet e informimit PIOM rrespektivisht mos transferin e parave te te siguruarve në shtyllën e dytë te sigurimit pensional.

Fshesa e Zaevit mund ti pastroj nga Qeveria edhe Alternativën, PDSH dhe RDK, me çrast postet ministrore të subjekteve të lartpërmendura ti udhëheqin kuadro të LSDM-s,  e cila po përballet me presion te mbrendshëm për resoret ministrore aë po i udhëheq, duke kërkuar më shumë nga ndarja e kulaçit të Qeverisë dhe kjo do jetë pjesë e strategjisë së re të LSDM për të rritur rejtingun e saj në të ardhmen edhe më shumë.