I ftuar në emisionin “Top Tema” në TV Telma, ishte Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, i cili ka folur rreth zgjedhjeve presidenciale.

Hoxha ka folur edhe për daljen e BDI-së në opozitë, duke thënë se shqiptarët deligjitimuan BDI-në.

“Çdo lëvizje që bënte opozita shqiptare, gjatë gjithë kohës BDI e cilësonte se opozita po sulmon integrimet në NATO dhe BE dhe po dëmtonte proceset. T’i ndërojmë vendet me BDI-në, le të del BDI në opozitë dhe nga opozita le t’i përkrahë proceset eurointegruese dhe ne të bëhemi pjesë e qeverisë t’i përfaqësojmë shqiptarët, atëherë do e shohim ‘fotografinë’ e vertëtë dhe do e shohim rëndësin e saj në elektorat”, u shprehë Hoxha.