bdiKryetari Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti në fjalimin e fundvitit u shpreh se shtyrja eventuale e zgjedhjeve të 24 prillit do të dridhte stabilitetin e vendit.
Kurse për dështimin e anëtarësimit  të Maqedonisë në NATO dhe BE ai tha se dikush duhet të mbaj përgjegjësi ndaj shqiptarëve , duke mos potencuar se një pjesë të fajit ka edhe vetë BDI-ja.
Temë tjetër që e trajtoi në këtë eveniment të fundvitit ishte edhe kritika që dërgoi në adresë të partive të reja, si duket nga frika që tashmë e ka kapluar BDI,në,  nga ndryshimi  eventual që pritet të ndodh në zgjedhjet e 24 prillit, Ai me këtë rast tha:“Ne po përballemi ende me situata të brendshme, shumë parti, shumë lëvizje. Nuk jam egoist, ne në Maqedoni nuk kemi nevojë për dhjetëra parti pasi dobësohemi, në një fshat 5 dasma të bësh, do përçash krushqit pasi nuk do të dinë kë të nderojnë.
Edhe pse sot ishin të ftuar të gjithë funksionarët të lartë të BDI-së, për të  qenë të pranishëm në ngjarjen e fundvitit të organizuar nga kjo parti , ajo që më së tepërmi ra në sy ishte bojkoti  i funskionarëve më të lartë të BDI-së, Fatmir Deharit dhe Hazbi Likës. Poashtu  ky eveniment i  fundvitit nga na e BDI-së në Hotelin NEW STAR në Shkup ishte  nga më të varfërit gjatë gjithë funksionimit të BDI-së.(fol.mk)