Lizzie Velasques kishte lindur me një sëmundje shumë të rrallë që i kishte lënë të verbuar njërin sy dhe e kishte privuar nga të shtuarit në peshë.

Por, ndodhi që ajo të shndërrohej në një legjendë.

Para sida vitesh 26 vjeçarja Lizzie, në një video të sajën në You Tube kishte marrë më shumë se 4 milionë klikime.

Videoja titullohej: “Gruaja më e shëmtuar në botë”.

Komentet që njerëzit kishin lënë te videoja ku Lizzie cilësohej si më e shëmtuara në botë, ishin shumë të tmerrshme duke pasur parasysh që i drejtoheshin një qenieje njerëzore.

Njëri nga ta kishte shkruar “mbyteni me zjarr”, kurse një tjetër “pse s’ua bën të gjithëve një nder, pse s’e vret veten”?

Mirëpo, për shkak të personalitetit të saj të fortë, Lizzie e kishte kthyer tërë këtë situatë në favor të saj dhe në diçka pozitive.

“Gjithmonë kam dashur t’ju tregoj njerëzve se ata s’mund të më definojnë mua”, ka thënë ajo, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

“S’doja që ajo se si më shohin njerëzit të bëhej e vërteta ime”.

Tani ajo udhëton përreth botës dhe flet me fëmijët për gjendjen e saj dhe si është të të ngacmojnë tërë kohën për mënyrën se si dukesh.

Përvec kësaj, e cilësuara si gruaja më e shëmtuar në botë ka publikuar edhe një dokumentar të titulluar “Një zemër e guximshme: Historia e Lizzie Velasquez”.