Të hënën, më 6 mars, shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe ambasadori i Sllovenisë Milan Jazbec, do ta vizitojnë Tetovën në kuadër të fushatës “BE për ty”.

Fushata “BE për ty” filloi me 27 janar në Kërçovë me qëllim që të ngritet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së në Maqedoni.

Në Tetovë ambasadorët do të vizitojnë disa projekte të financuara nga BE dhe do të takohen me përfaqësues të shoqatave civile të cilat merren me çështjen e mjedisit jetësor.

E gjithë ndihma e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit jetësor është më tepër se 80 milionë euro në kuadër të programit IPA1 (2007-2013) ndërsa ndihma e mëtutjeshme prej 100 milion eurove planifikohen në kuadër të IPA2.