Fushata serbe kunder Albin Kurtit vazhdon, tani e perforcuar nga megafonet e politikes Beogradase ne kampin politike Shqiptar ne Maqedoni, Shembull deklarata “Grubi: Kosova ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë! Ali Ahmeti na ka mësuar që marrëdhëniet t’i ndërtojmë në mënyrë institucionale”.

Veq sa per rikujtim dhe qartesim. Kjo deklarate vjen nga Lideri i BDI, parti e formuar nga nje grup Shqiptaresh nga Kercova, Tetova, Dibra qe filluan luften duke u futur nga Kosova dhe pa pelqim dhe perkrahje nga UCK apo udheheqesia e Kosoves. Sa per rikujtim, ishte mu ky veprim i grupit Ahmeti-Xhaferi-Veliu-Ostreni (gjeni nje Kosovar?) qe solli deri te perjashtimi i Aliut nga UC Kosoves dhe distancimi nga udheheqesia. Por, fal propagandes nga miqte e BDI ne LSDM dhe VMRO, mbeti njolla per “agresionin nga protetktorati Kosove” dhe amnestioni per Kercovaret, Dibranet e mire dhe te ndegjushem, sipas kritereve te Kiro Gligorov.

Poashtu, sa per rikujtim, te permendim akuzat e shumta nga Menduh Thaci per importin e “banditave kosovar” nga ana e BDI per te fituar zgjedhjet. Se fundit, kjo akuza ishte para 3 vitesh ne debatin e turpshem Thaci – Nuri Bexheti ne TV Dukagjini.

Edhe poashtu, per rikujtim, vlen te permendim se nje kohe ishte Artan Grubi ai qe si i pari i Zgoihu dhe ne kuader te Rrjetit te OJQ Shqiptare (RrOSH, kujtoj se quhej) ju vardiste Albin Kurtit. Dhe per kete pjese te fajit ka vet Albini dhe predispozicioni i tij per te bashkepunuar me njerez te fames se castit. Kercova.net/