Greqia nuk gjen qetësi, ku pas zjarreve masive vendi po përballet me shira të dendur, të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona. Situata në Volos, Greqi është dramatike. Përmbytjet kanë shkaktuar një viktimë, ndërsa një person është zhdukur. Përmes videove të publikuara shihet vërshimi i madh i ujit në rrugët e zonës së Volos.
Qarkullimi është pezulluar deri në zbutjen e fenomeneve të motit. Vetëm mjetet e emergjencës janë të përjashtuar nga rregullat.