Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk duhet të jetë president i vendit për shkak të kaluarës së tij.

Arsye të tjera, sipas Gashit, janë edhe “veprimeve që ka ndërmarrë (Thaçi) dhe për shkak të raportit të Dick Marty-t”.

Megjithatë deputeti i LDK-së ka thënë se nuk është as për mënyrën se si po vepron Opozita.

“Mënyra e të vepruarit e opozitës, është e gabuar. Nuk të lejon të qëndrosh në mes, të detyron të jesh pjesë e një blloku. Në të ardhmen të gjitha partitë politike nuk duhet të kenë vija të kuqe për asnjë parti tjetër sa i përket lidhjes së koalicioneve”.

“Përputhje në programe partiake, por jo vija të kuqe për shkak të inateve”, ka thënë Gashi në Zona B të Klan Kosovës.