Shkruan Tim Shkupi- Llamallari

“Unë e di se oponentët tanë kanë frikë se duhet të maten me BDI në këto zgjedhje, sepse këto zgjedhje mbahen në situatë krize, të mjegullt, me shumë ofendime, me një dozë të helmimit të tepërt të atmosferës, për qëllime të ndryshme. Janë të njëjtit njerëz që 20 vite i bëjnë këto gjëra, të ‘pakënaqurit’ që kanë gjithmonë qëllim të bëjnë keq

Kështu ka deklaruar me tone kërcënuese për shqiptarët ky bashibozuk që thotë me gjuhën e tij se është “Më shka se shkau”, që për 14 vjetë rresht ka manipuluar me shqiptarët dhe i ka dëmtuar në forma të ndryshme. Ajo më e keqja është se i ka dëmtuar njerezit që kanë menduar se BDI përfaqëson krahun e luftës dhe kanë pasur ndonjë shpresë!

1. Krizën nuk e sollën shqiptarët, e solli klani i Zajasit dhe Musa Xhaferi!

2. Shqiptarët që jetojnë me problemet e tyre dhe ditë për ditë e kanë më vështirë, kurrë nuk e kanë konsideruar se oponentë e kanë BDI-në dhe Musa Xhaferin.

3. Te pakënaqurit janë miqtë e juaj që ishin ne BDI. Nuk kam nevojë t’ua permendi emrat të gjithëve: A nuk ishte Gëzim Ostreni 14 vite me ju? A nuk ishte Bilall Kasami me Ju? E shumë të tjerë!

4. Jo 20 vjet, por prej se kur kam lindur jam i pakënaqur me shtetin. Nuk jam vetëm unë. Por ka plotë, pjesa dërmuese e shqiptarëve janë të pakënaqur. Shqiptarët që nuk janë identifikuar me punën dhe manipulimet e juaja, nuk i kanë problemet e tua. Asnjëri prej tyre nuk të ka thënë që të futesh në të Kuqen, as që te futesh në Haram. As nuk të ka urdhëruar të largosh shqiptarvt nga puna, jo nga administrata shtetërore, por nga firmat private. Nëse ty të është djeg bishti, as mos tento të mendosh se ne do të digjemi për bishtin tënd.

5. Bëhu i sinqertv, pranoje se ke FRIKE prej shumë aferave që kanë ndodhur dhe emri yt lakohet në shumë prej tyre. Cfarë faji të kane shqiptarët për të gjitha kvto?

6. Të keqen e mbjellët vetë. Nëse e ke fjalën pvr shqiptarët që bëjnë Keq, qv kurrë nuk kanë qenë me Ty, tani po bëhesh një gënjeshtar i madh. Pikërisht shqiptarët e “kvqinj”, shqiptarët e PDSH-së po ta zgjasin mbijetesën tënde në liri!

7. Nëse mendon se Kërcova është bastion i BDI-së, duhet ta kuptosh se po e nënvlerson rolin e Kërcovës në cështjen shqiptare, po del nje provincialist shume i keq, i ulet me bythët e lagëta në mocalin e idiotizmit.

– Nëse PDSH të ka toleruar deri më tani të fitosh në Kërcovë20 mijë me 200, të tjerët nuk do ta japin ty këtë luks.

Mos u kërcëno, as mos mendo se gjithmonë falsifikohet vota e shqiptarëve! Ka ardhur koha të mos funksionojë shteti falsifikat, kështu që duhet ta pranoni, te mos ngulni këmbë se ju në fund do të pësoni më së shumti!