Ernesto Valverde është i gatshëm për postin e trajnerit të Barcelonës.
 

Ernesto Valverde dëshiron të bëhet trajner i ri i Barcelonës.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se trajneri i Athletic Bilbaos shpreson në ofertën e klubit nga Camp Nou.

Valverde është një prej favoritëve për pasardhës të Luis Enriques.

Ai pritet të largohet nga Athletic Bilbao duke gjetur angazhim në një klub të madh si Barcelona.