Analisti politik, Gazmend Ajdini në emisionin Click Plus të televizionit 21 Maqedoni, ka folur lidhur me takimin e së shtunës të në mes liderëve politik shqiptar të iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që thirrje iu përgjien Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni, njofton TetovaSot.

“Këto takime janë taktizime paszgjedhore, nëse ka negociata me majtas apo djathtas me VMRO – LSDM ka edhe negociata brenda bllokur shqiptar.

Takimet bëhen për shkak të pozicionit në negociatat interne. Të arrihet konsensusi i partive që do të negociojnë, shpresoj të bashkohet edhe BESA dhe PDSH-ja”, theksoi Ajdini në Click Plus.