Mandati duhet që t’i dorëzohet LSDM-së, dhe nëse nuk arrin të krijojë shumicë parlametare atëherë duhet t’i dorëzohet edhe BDI-së. Në të kundërtën zgjedhjet e parakohëshme do ta humbin kuptimin, ka shkruar Lupço Georgievski në profilin e tij, transmeton Tetova1.

Ditëve të fundit po trumpetohet kur kryetari i atëhershëm Kiro Glogorov dy herë me rradhë ja dha mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtet shqmbulli drastik i shkeljes së kushtetutës më 1990 kur Kiro Gligorov nuk ja dha mandatin partisë fituese në zgjedhjet e atëhershme. Ai atëherë kërkoi katër kandidat për premier, gati dy muaj e bllokoi Maqedoninë dhe në fund mandatit ia dorëzoi kandidatit personal të tij Nikolla Klusevit.

 

Kështu që munmd të konstatoj se të gjitha shkeljet kushtetuese i ka promovuar LSDM-ja.

Hartuesit e kushtetutës dhe të nenit 90 gjithashtu janë vepra tëekspertëve të LSDM-së të bera nga mosdija apo nga loja e qëllimshme kur ata ishin shumicë, kështu që ata nuk kanë kujt t’i hidhërohen.

Por pavarësisht fakteve të lartëpërmendura ka diçka që quhet shpirt i demokracisë evropiane, logjika lejuese e cila funksionon në praktikën pçarlamentare. Sipas saj, mandatin duhet ta marrë LSDM-ja, dhe nëse nuk arrin të krijojë qeveri, pastaj duhet ta marrë mandatin edhe BDI-ja. Në të kundërtën zgjedhjet e parakohëshme parlamentare e humbin kuptimin, pastaj në fillim duhet të ndryshohet kushtetuta dhe të shkohet në zgjedhje./Tetova1/