Partia Socialiste e Maqedonisë, sot ka publikuar një iniciativë për formimin e një platforme të përbashkët në mbrojtje të interesave shtetërore e nacionale, duke bërë thirrje te të gjitha partitë maqedonase që të punojnë në përpilimin e saj.
 
Ashtu si shkruhet në faqen zyrtare, kjo parti ka shprehur shqetësim lidhur me të ardhmen e shtetit dhe bën thirrje që populli të bashkohet, duke krijuar një platformë të përbashkët informon zhurnal.

Sipas tyre dokumenti duhet të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën dhe në të mund të vendosen çështje lidhur me sigurinë, funksionimin e institucioneve, gjuhën, emrin, kulturën e politikën e jashtme.

Nga kjo parti synohte qe iniciativa të përkrahet edhe nga dy partitë më të mëdha, pra LSDM dhe VMRO-DPMNE./lajmi.net