Pas zhvillimit të fundit në Kosovë, ku Policia e Kosovës e ka ndaluar futjen e trenit serb në Mitrovicë, i doli rend të reagojë edhe reperi Getinjo.

Ai duke treguar se kinse po di të merret me politikë, ka shkruar dy-tri fjalë për këtë çështje.

“Nifar treni sdi diçka…”, ka shkruar ai, përcjellë Indeksonline.

Madje, reperi i ka dalë në krah presidentit Hashim Thaçi ku e ka falënderuar atë për ndaljen e trenit serb.

Por reperi me siguri paska harruar që para presidentit kanë reaguar shumë deputetë, që janë përfaqësues të popullit, e më pas edhe vet qytetarët kosovarë, ku një pjesë e tyre protestuan sot para Qeverisë së Kosovës.

Me një shkrim të tillë, Getinjo tregon se thjeshtë nuk është për çështje të vendit, apo për politikë./Indeksonline/