Koalicionet dhe partitë politike – pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës.

Bashkimi Demokratik për Integrim organizon Konferencë ekonomike, ku do të shpalos një ndër shtyllat më të rëndësishme, atë për Barazi dhe Progres Ekonomik.

Partia Demokratike Shqiptare, sipas agjendës së tyre, do të mbajë tubim në komunën e Çairit në Shkup.

Rilindje me BESË do të mbajë tubim në Kumanovë tek Shtëpia e Kulturës

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” paralajmëroi tubime në Qendër Zhupë dhe në Dibër.

VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubime në Radovish dhe në Strumicë, ndërsa LSDM-ja dhe Koalicionit “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim qendror në Shkup. 

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi i udhëhequr nga Lidhja Demokratike do të mbajë tubime në në Kavadar dhe Negotinë.