Policia antiterror e Britanisë tha se janë duke hetuar tri paketa që përmbanin “mjet eksploziv të improvizuar” të cilat u gjetën në tri lokacione të ndara në Londër.

Paketat u gjetën në Aeroportin e “Heathrow”, në aeroportin tjetër “London City Airport” dhe në një stacion treni.

Policia tha se paketat kishin kapacitet të eksplodimit.

Askush nuk është lënduar dhe nuk ka pasur anulim të ndonjë fluturimi apo të linjave të udhëtimit hekurudhor, ka njoftuar policia.