Është gjetur 26-vjeçarja Egzona Ferati, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori.

Lajmin për gjetjen e 26-vjeçares, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri.

Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligsht me shëndet”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, sot ishte organizuar aksion masiv për gjetjen e Egzonës, që ishte paralajmëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.