Qytetarët e Maqedonisë meritojnë shëndetësi publike të arritshme dhe me cilësi. Është e papranueshme në vendin tonë, në shekullin e 21, shëndeti dhe jeta e qytetarëve të varen nga fakti nëse ata mund të lejojnë vetes trajtim spitalor, a ka apo jo ilaçe në spitale dhe klinika dhe prej faktit nëse ka apo jo mjekë të mjaftueshëm që do të ofrojnë shërbime mjekësore për pacientët.

Prandaj, Plani ynë për jetë në Maqedoni merr përsipër si obligim, trajtim të lirë spitalor për të gjithë qytetarët. Kjo do të thotë se do të shfuqizojmë participimin në spital dhe çdo qytetar, pavarësisht nga gjendja e tij financiare apo sociale të mundet të ketë trajtim në spital, kur ajo është më e nevojshme, dhe atëherë kur ka probleme të mëdha.

Ne nuk do të lejojmë që të vazhdojë praktika në spitale, klinika, të ketë një mungesë të madhe të barnave.

Qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë për të pasur barna cilësore në shtëpi dhe në spital.

Për shkak të ngjarjeve që ndodhin në këto klinika, veçanërisht në Departamentin e Onkologjisë, ato duhet të bëhen histori.

Qytetarët e vendit tonë duhet të kenë një shëndetësi publike të cilësisë, por kjo është e pamundur në qoftë se nuk mjaftojnë mjekë dhe mjekë me cilësi në shëndetësinë publike.

Për të mbrojtur ata dhe për të mbajtur mjekët dhe personelin mjekësor në shëndetin public dhe për të parandaluar këtë rrjedhje të madhe në praktikë private dhe jashtë vendit do të rrisim

pagat e mjekëve dhe të të gjithë personelit mjekësor, kështu do të ofrojmë kujdes të mirë shëndetësor, cilësinë e kujdesit për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë.

Vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi shëndetësi publike e cila do të shërojë. Vetëm në këtë mënyrë qytetarët e Maqedonisë do të zgjedhin për të jetuar në shtëpi në atdheun e tyre.