Nëse vendet e Bashkimit Europian refuzojnë pritjen e refugjatëve në kuadër të një programi për kuotat e shpërndarjes, do të përballen me sanksione juridike tha Ministri Gjerman i Punëve të Jashtme, Frank – Walter Steinmeier.

Ndërkaq në lidhje me vendet të cilat më së shumti iu drejtua kreu i diplomacisë, vecoi Sllovakinë dhe Hungarinë të cilat shtete kanë paraqitur ankesë në drejtësinë europiane kundër rivendosjes së refugjatëve në mes shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
Steinmeier për ‘’Der Spiegel’’ tha se Europa është një komunitet i së drejtës dhe nëse nuk mund të bëhet ndryshe gjërat do të zgjidhen përmes rrugëve juridike.
Në kuotën e shpërndarjes së refugjatëve në vendet e ndryshme të BE’së, të cilët përbëjnë numrin prej më shumë se 150 mijë, Sllovakia duhet të rivendos në vendin e saj rreth 2 mijë persona

berlinsteinmeyer