Gjermania ka votuar në favor të martesave me të njëjtën gjini, duke iu bashkuar demokracive perëndimore për t’u siguruar të drejta të plota komunitetit LGBTI, përfshirë edhe adoptimin e fëmijëve.

“Është njohje e vërtetë, prandaj na ngroh zemrat”, ka thënë inxhinieri francez Christophe Tetu, i cili jeton në Berlin me partnerin e tij Timo Strobel.

“Po mendojmë të krijojmë një parti, të martohemi dhe të përdorim të drejtat për t’i ruajtur lidhjet tona”, ka thënë ai për AFP-në.

Ligji i miratuar nga Bundestagu gjerman do të hyjë në fuqi në fund të këtij viti.