Reperi Gjiko dhe kënga e tij “Papuqe Gucci” është rrugës për t’u bërë një hit ashtu sikurse këngët e tjera
Gjiko ka lansuar mbrëmë këngën e tij më të re, e cila nuk ka vonuar shumë dhe është bërë një hit viral në të gjitha trojet shqiptare.

Reperi pejan, në këtë spot ka angazhuar një potpuri femrash seksi, por jo edhe të dashurën e tij Elita Rudi.

Por, kjo ka mjaftuar që kënga të jetë një hit i menjëhershëm.

Në këtë këngë, veç Gjikos kanë marrë pjesë edhe reperë të tjerë shqiptarë, përfshijë këtu reperin Ledri Vula, Lumi B, këngëtarin Ermal Fejzullahu dhe humoristin e njohur Vedat Bajrami që u paraqit me rolin e Sahit Plisit në këngë.