Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” kanë nisur protestat kundër Komunës së Tetovës. Durimit të tyre dhe premtimeve se do të zgjidhet së shpejti ky problem ju erdhi fundi.

Komunat sipas Ligjit janë të detyruara të sigurojnë Transportin publik të nxënësve, ndërsa këtë nuk e realizon Komuna e Tetovës përshkak të mos pagesës së borxheve ndaj transportuesve lokal dhe keq menaxhimit financiar. Pas një kohe të gjatë shpërthyen pakënaqësitë e nxënësve. Sipas tyre, bojkoti do të vazhdojë deri në zgjidhje afatgjate të këtij problemi.

“Na kanë lënë në rrugë, s’kemi me çka të vijmë në shkollë, disa ditë kemi paguar privatisht rrugën, por është shumë shtrejt, nuk ia dalim” – deklaroi nxënësja V.A nga Tearca.

“Mësojmë në kushte të këqija, me banka të vjetruara, në klasa që vjen era, tash edhe transportin na ndalën, kjo s’është shkollë, kjo është katastrofë, tha një nxënës që nuk deshi të prezantohej. 

“Prindët s’kanë mundësi çdo ditë të paguajnë kombi për mua, ose të zgjidhet problemi ose do detyrohem ta braktisi shkollimin, nuk mund të paguaj taxi për 16 km rrugë, është shumë shtrenjtë” – deklaroi e mërzitur S.B.

gjimnazi4gjimnazi2

gjimnazigjimnazi3