Problemi me transportin e nxënësve që janë më së paku 2.5 kilometër larg shkollës ku duhet të mësojnë në komunën e Tetovës po thellohet ende më shumë. Duke mos patur asnjë zgjidhje, nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës.

Për të protestuar përballë komunës për neglizhencë, nxënësit kanë dalë në protesta në këto momente para objektit të komunës.

11:00 Policia e mbron objektin e komunës nga protestuesit.

protesta-1
protesta-3
protesta-2
protesta-4