Presidenti Gjorge Ivanov, prej sot deri të hënën do të vizitojë Egjiptin, ku do të marrë pjesë në Forumin në nivel të lartë nën organizimin e Bibliotekës së Aleksandrit dhe Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, e cila mbahet në Kairo.

 

Siç njofotojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në forum me temë “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”.

Mes tjerash në forum do të bisedohet edhe për “Terrorizmi dhe Kushtetuta”, “Shumicat muslimane dhe shtetet”, “Dialogu ndërfetarë – rasti i Egjiptit” dhe tema tjera.

Gjatë kohës së qëndrimit në Egjipt, Ivanov pritet të realizojë takim edhe me presidentin e Egjiptit, AbdulFetah AlSisi./Telegrafi/