Kur kanë mbetur më pak se 24 orë para mbajtjes së seancës Konstituive të Kuvendit të Kosovës, në kryeqytetin e Serbisë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i dha instruksionet e fundit serbëve si të veprojnë në mbledhjen e parlamentit kosovar.

Sipas burimeve të Klan Kosovës nga Beogradi është këshilluar që deputetët serb të jenë më në favor të votimit të Kuvendit dhe Qeverisë të cilën do ta kryesonte Koaliconi që ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, dhe se nuk do të duhej të ishin për një Ekzekutiv që do ta udhëheqnin njerëz tjerë që ata i konsiderojnë më ekstremist se rasti i parë.

Megjithatë sipas deputetit Igor Simiq vetëm një gjë është e sigurt, pjesëmarrja e tyre në procedurën e verifikimit dhe betimit si ligjvënës të rij të Kosovës.