Meliza Krasniqi dje ishte pjesë e mediave.

Kjo për shkak të një statusi ku ka ofenduar mërgimtarët.

Pasi mori shumë sharje dhe mërgimtarët iu kundërpërgjigjen ajo u bë ‘pishman’ që postoi atë status.

Ja reagimi i saj postuar para 6 minutave.

Tek shqiptaret edhe gjaku falet e po konsideroj qe edhe nje status i imi, i momentit dhe ndoshta i pamatur mire, do te falet. E di qe fjala eshte ma e rande se arma dhe ajo mund te lendoje shume, por ky s’ka qene asnjehere qellimi im.
Une i kerkoj falje sinqerisht te gjithe mergimtareve dhe kujtdo qe eshte ndi i ofenduar nga keto fjale.
I kerkoj falje edhe familjes sime qe pa dashje u bene subjekt i kesaj teme dhe i aq shume sharjeve qe s’i kisha imagjinuar ndonjehere.
Me vjen shume shume keq per fjalet e pavend, por edhe per keqinterpretimin e tyre. E di qe tash s’ia vlene qe te spjegoje se cka kam menduar, por po ashtu besoj se kurre nuk eshte i drejte linqimi ndaj kujtdo per shprehje te nje mendimi, qofte edhe te pamenduar mire.