Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e hodhi poshtë nismën e partisë politike Lëvizja BESA nga Shkupi për vlerësimin e  kushtetutshmërisë së nenit 196-b paragrafet 1 dhe 4 të Kodit zgjedhor, Vendimin për hapjen e zyrave të KSHZ-së në selitë e njësiteve të vetëqeverisjes lokale ku do të zbatohet paraqitja dhe Thirrja publike për paraqitjen e qytetarëve të dhënat e së cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara terrenore janë kontestuese, i miratuar nga KSHZ-ja më 25 korrik.

Sipas këtij neni të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror zgjedhor pati për obligim t’i lë në shqyrtim publik në ueb faqen e tij dhe të zbatojë fushatë mediale të të dhënave për 39.502 persona, të cilët janë lëndë e kontrollit të listës zgjedhore. Nisma u dhodh poshtë pasi që dispozita nuk është më në rendin juridik.

Gjykata nuk ngriti procedurë për nismën e shtruar të Lëvizjes popullore për Maqedoninë (LPM) të Janko Baçev, me të cilën u kontestua neni i cili ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së anëtarëve të trupit Ad hok për media.

Sipas LPM dispozita e Kodit zgjedhor për përzgjedhjen e katër anëtarëve të trupit Ad hok për media nga LSDM-ja, PDSH-ja, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE, nuk është në pajtim me Kushtetutën, pasi që edhe partitë e tjera nuk propozojnë anëtarë për këtë trup.

Sipas Gjykatës në këtë rast nuk ka asgjë jokushtetuese dhe për këtë rast nuk ka ngritur procedurë.