Ndërkohë, muaj më parë Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar ndryshimin kushtetues, përmes të cilit i hapet rruga themelimit të kësaj gjykate.

Menjëherë pas miratimit në Kuvend të Gjykatës Speciale, në medie patën filluar që të qarkullojnë edhe emrat e mundshëm që do të akuzohen nga kjo gjykatë, ku sipas kësaj liste janë shumica e anëtarëve të ish- Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Deri te themelimi i kësaj gjykate erdhi për shkak të dyshimeve të ngritura nga ish- senatori zviceran Dick Marty, i cili e kishte publikuar një raport, për gjoja krimin e eprorëve të lartë të UÇ K-së me trafikimin me organëve gjatë luftës. Marty akuzat kryesore i kishte drejtuar kah ish- drejtori politik i UCK-së, Hashim Thaçi, i cili sot është ndër udhëheqësit kryesor të Kosovës

Pas këtij raporti, angazhohet një prokuror amerikan, Clint Williamson që të hetoj pretendimet e ngritura nga senatori Dick Marty.

uck