Dy orë ka zgjatur seanca e përgjithshme e gjykatësve suprem. Para tyre u gjetën dy propozimet e kryetarit, Jovo Vangelovski. Supremja duhej të vendoste nëse kërkesat e kryetarit të ri do të votohen në mënyrë që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi në gjykatë, si dhe Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Nga Gjykata më e lartë shkurt shpjeguan se debati ka vijuar pa u votuar dhe se nesër në ora 9:30 minuta do të vazhdojë seanca e përgjithshme, e cila përnjëherë u ndërpre me arsyetimin se një pjesë e gjykatësve suprem është sëmurë. Ndërsa jozyrtarisht arsyeja është se Vangelovski atëherë nuk ka mundur të siguroj kuorum minimal që të kalojnë propozimet e tij, ndërsa Speciales t’i jepet goditja e fundit. Ekspertët paralajmërojnë se Supremja nuk guxon t’i pranojë propozimet me të cilat tërësisht do të minohet puna e Katica Janevës.