Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë, i ka thënë deputetëve të VMRO-së se nëseDeklarata Shqiptare është anti-kushtetuese, atëherë ata të arrestohen.

Memedi gjithashtu i ka bërë thirrje deputetëve të VMRO-së që të mos këmbëngulin për zgjedhje të reja.

“As ju e as ‘batmenët’ tuaj të mos e mbrojnë shtetin. Sa më pak që e mbroni Maqedoninë, aq më mirë, pasi më pak shuplaka do të marrë shteti.

Nëse deklarata është anti-kushtetuese dhe prish sovranitetin e shtetit, atëherë do të duhet të ngrini padi dhe të na arrestoni e jo të na mbani këtu dhe kërkoni zgjedhje të reja”, ka thënë Memedi.